Drejtori i Organizatës Ndërkombëtare Anti-Korrupsion në Kili ka dhënë dorëheqjen pas skandalit me Letrat e Panamasë.
Dorëheqja e tij erdhi pas lidhjes me disa komopani në parajsat fiskale, ku në dokumentet e rrjedhura prej studios ligjore Mossack Fonseca, rezultoi të ishte edhe emri Gonzalo Delaveau, kreu i Transparency International në Kili.
Më shumë se 11 milionë dokumente të kompanisë Mossack Fonseca kanë rënë në duart e një grupi gazetarësh investigativ dhe po bëhen publike çdo ditë.