Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

PAMJET: Vetratat e xhamave të zyrave të Top Channel të mbushura me plumba

Lajme të ngjashëm

Breshëri plumbash janë derdhur pak pas mesnate ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel. Autorët raportohet se kanë qenë me një mjet “Range Rover” dhe kanë qëlluar me kallashnikov nga rruga drejt godinës së televizionit.

Për pasojë, ka mbetu i vdekur roja i sigurisë, Pal Kola, i cili ndodhej kabinën e tij. 60 vjeçari ishte në rrethimin e brendshëm të Top Channel, duke u ngrohur, por fatkeqësisht plumbat i kanë marrë jetë.

Autorët e sulmit të paprecedent ndaj medias dhe shkaqet nuk dihen ende, por nga drejtuesit më të lartë të shtetit, politika, krerët e institucioneve dhe njerëzit e medias, është cilësuar si një “Akt terrorist” dhe goditje ndaj lirisë së fjalës.

Më poshtë, janë disa pamje të plumbave, shenjat që breshëria e tyre ka lënë pas. Hekurat e rrethimit të jashtëm dhe vetratat e xhamit janë mbushur me plumba, të cilat janë shënjuar nga grupi i hetimit në kuadër të hetimeve që po kryhen për zbardhjen e plotë të sulmit.

Lexo edhe: TERROR NË TIRANË / Breshëri PLUMBASH drejt godinës së Top Channel, vritet roja (DETAJET E PARA)

Lexo edhe: “Ça ishte kjo mo?” / Momenti kur banorët e “Big Brother” dëgjojnë breshërinë e kallashnikovit, tremben Qetsori dhe Kristi (VIDEO)

Lexo edhe: Vrasja tek Top Channel/ Gjendjet e djegur makina e autorëve, brenda saj dy kallashnikovë

Lexo edhe:E TRISHTË/ Vrasja e rojes në Top Channel, Pal Kolës i ranë 5 lekë nga xhepi

Më shumë