Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka thënë sot se nuk synojnë marrjen e pushtetit nëpërmjet protestave por që ta detyrojnë qeverinë të reflektojë. Deklarata vjen një ditë pas protestave të opozitës për çmimin e lartë të naftës, ku qytetarët ndaluan makinat për 5 minuta.
Paloka ka sjellë në vëmendje kohën kur ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri protestonte, duke bërë një krahasim me formën e protestës aktuale të PD-së. Në vlerësimin e Palokës, protesta e djeshme nuk ishte antiligjore.
“Kemi zgjedhur të protestojmë për interesat e qytetarëve dhe jo për interesat e PD-së. Qytetarët kanë filluar te kuptojnë se PD është një parti që po lufton për interesat e tyre dhe jo për interesat politike të PD. Ne ishim në bulevard dhe dua të bëj një replikë me reagimin e qeverisë, ishte një reagim i mirë që nxorën zëvendësministren e Brendshme për të thënë që protesta ishte antiligjore. Ne ishim të kujdesshëm, gjetëm orarin më të përshtatshëm. U kujdesëm për korsitë e emergjencave. Dua t’ju rikthej në kujtesë kohën kur Saimir Tahiri bashkë më një grup banditësh digjte goma, duke bllokuar rrrugën pa afat dhe kjo që bëmë ne ishte antiligjore dhe shkelje e të drejtave të njeriut, kurse Saimir Tahiri që bllokonte rrugën me goma nuk shkelte të drejtat e njeriut”, tha sot Paloka në emisionin e mëngjesit në Ora News.
Sipas Palokës, me këto protesta nuk synohet marrja e psuhtetit, por reflektimi i qeverisë “Ne nuk kërkojmë marrjen e pushtetit me këto forma, por e bëjmë për të reflektuar qeveria. Nesë nuk reflekton është punë e saj.“, theksoi Paloka.