Princi i vogël Louis, djali i William dhe Kate është pagëzuar me një ceremoni të vogël familjare në 9 korrik.
Ngjarja e paharrueshme për familjen mbretërore na vjen e shoqëruar me disa foto familjare të cilat jan ëkapur nga fotografi i famshëm, Matt Holyoak, pas pagëzimit në The Chapel Royal në pallatin e Shën Jakobit.
Në fotot e marra nga fotografi është hera e parë që shohim Dukën, Dukeshën si dhe tre fëmijët e tyre të bashkuar si një familje mbretërore prej 5 vetash.
“Të gjithë ishin të relaksuar, ishte një kënaqësi absolute”, tha Haloyak.