Lëvizja Socialiste për Integrim i ka nisur sot prokurores së përgjithshme Arta Marku një kërkesë për informacion për çështjen e padisë ndaj kryeministrit Rama. Në 17 qershor të vitit të shkuar LSI ngriti një padi ndaj kryeministrit Rama për shkak se u bëri thirrje policiëve që të merrnin pjesë në fushatë.
LSI pretendon që Rama me atë akt ka shkelur kushtetutën.
Në letrën e nisur për kryeprokuroren Arta Marku, LSI kërkon që ta informojë lidhur me ecurinë e hetimeve për këtë çështje.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo