Ylli 52-vjeçar Jennifer Lopez dha përmes Instagramit disa këshilla për “make up”-in e duhur për natën e Krishtlindjes, pak para se të përgatiste darkën për të dashurin e saj, Ben Affleck dhe pesë fëmijët.
JLO ndau disa nga sekretet e saj të bukurisë me fansat e saj të panumërt në mbarë botën , përmes llogarisë personale në Instagram.
Pa asnjë “pikë” grimi në fytyrë dhe e veshur me rrobën e saj mëndafshi, ylli latin u tregoi fansave të saj se si përgatitet për natën e Krishtlindjes, duke përdorur produkte për kujdesin e fytyrës nga seria “JLo Beauty”, të cilën ajo e lansoi duke thënë se ky është dhe sekreti i saj për një lëkurë kaq të freskët.
Këngëtarja pas asnjë komplek që është pa grim ka dalë para kamerës. Edhe pse pa grim 52-vjeçarja duket si një yll. Si duket mosha për Jennifer është thjesht në numër.