Ndërkohë që opozita protestonte para Parlamentit, presidenti Ilir Meta ka shtruar një drekë me Presidentin e Sllovenisë Borut Pahor.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Meta, i cili me anë të një postimi në Facebook, shkruan se ishte sot në Uka Farm me Pahorin.
‘Kënaqësi e veçantë që së bashku me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor të vizitonim sot Uka Farm, një biznes model e familjar i mbështetur fort në traditën më të mirë të prodhimeve shqiptare bio’, shkruan presidenti.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo