NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
Nuk ka rezultat
View All Result
NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result


në Analiza & Komente

Opinion/ “Im atë 100 vjeç, ai luante shah në jetë, por kurrë nuk e konsideroi një lojë diplomacinë”

27/05/2023, 12:46
0
Opinion/ “Im atë 100 vjeç, ai luante shah në jetë, por kurrë nuk e konsideroi një lojë diplomacinë”

Sekretari Amerikan i Shtetit, Henry Kissinger më 5 korrik 1974, në Paris












Lajme të ngjashëm

Lajme të lidhura

"Inceneratori" i Tiranës

Si u përvetësuan miliona euro te kontrata e inceneratorit të Tiranës?

17/11/2023, 10:34
Panairi i librit në Tiranë

KOMENT/ Panairi i librit apo i autorëve?

16/11/2023, 11:40
Përkthyesi nga anglishtja i Kadaresë: Harrojini librat e tjerë të socializmit

Përkthyesi nga anglishtja i Kadaresë: Harrojini librat e tjerë të socializmit

16/11/2023, 11:28
Kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni

Ku të çon mushka, zoti Kryeministër?

08/11/2023, 12:23
Kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni

Marrëveshje në errësirë…

07/11/2023, 13:42

Nga David Kissinger

Të shtunën, im atë, Henry Kissinger feston ditëlindjen e tij të 100-të. Eshtë një ndjenjë e pashmangshme për këdo që njeh forcën e karakterit të tij dhe dashurinë për simbolikën historike. Ai, jo vetëm që ka mbijetuar ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tij, kundërshtarët apo studentët, por ka qëndruar përgjithmonë aktiv edhe në të 90-at e tij.

Edhe pandemia nuk e frenoi. Që nga viti 2020 përfundoi dy libra dhe filloi punën për një të tretë. Ai u kthye nga konferenca Bilderberg në Lisbonë së fundmi, pokërisht në kohë për të nisur serinë e festimeve të shekullit që do ta çojnë nga Nju Jorku në Londër dhe në fund në qytetin e tij të lindjes, Furth Gjermani.

Jetëgjatësia e tim eti është veçanërisht e mrekullueshme nëse merr parasysh regjimin e shëndetit që ai ndoqi në jetën e vet, që përfshin një dietë të rëndë për vustel apo shnicelin vjenez, një karrierë vendimmarrje stresante dhe dashurinë për sportin vetëm si spektator, kurrë si pjesëmarrës.

Si mund të shpjegojmë më pas vitalitetin e tij mendor dhe fizik të qëndrueshëm? Ai ka një kuriozitet të papërmbajtur që e mbajti të angazhuar në mënyrë dinamike me botën. Mendja e tij është një armë që kërkon dhe grumbullon sfidat ekzistenciale të ditës. Në vitet 1950, çështja në diskutim ishte rritja e armëve bërthamore dhe rreziku që kishin ato për njerëzimin. Rreth pesë vite më parë, si një burrë premtues në moshën 95 vjeçare, im atë u bë i obsesuar me implikimet filozofike dhe praktike të inteligjencës artificiale.

E kur Gjeli i Detit të ditës së Falenderimeve u përhap shumë vitet e fundit, ai mendonte për pasojat e teknologjisë së re në mënyra që shpeshherë u kujtonte nipërve historitë në filmat “Terminator”. Ndërsa zhyste veten tek aspektet teknike të AI me intesitetin e një studenti të diplomuar, ai nxiti debatin mbi përdorimet e saj me njohuritë e tij të veçanta filozofike dhe historike.

Sekreti tjetër i qëndreës së tim eti është ndjenja e tij e misionit. Edhe pse është karikaturuar si një realist i ftohtë, ai nuk është gjë tjetër vetëm i paapasionuar. Ai beson thellë në koncepte misterioze si patriotizmi, besnikëria dhe bipartizanizmi. I dhemb të shohë neverinë në diskursin publik të sotëm dhe kolapsimin në dukje të artit të diplomacisë.

Si fëmijë, mbaj mend ngrohtësinë e miqësisë së tij me njerëz, politika e të cilëve mund të ishte ndryshe nga e tija, si Kay Graham, Ted Kennedy, dhe Hubert Humphrey. Kenedi i pëlqente të bënte shaka të thjeshta që tim eti i pëlqenin shumë (duke përfshirë edhe ftesën për babain për zyrën e tij dhe pretendimit se fshihte një tip gjitari në dollapin e vet).

Edhe pse tensionet e Luftës së Ftohtë vazhdonin, ambasadori sovjetik në SHBA Anatoli Dobrynin ishte mysafir i shpeshtë në shtëpinë tonë. Të dy, herë pas here, luanin shah mes çështjeve të negociatave që preknin gjithë planetin. Babai nuk kishte iluzione për natyrën represive të regjimit sovjetik, por këto biseda të rregullta ndihmuan në uljen e tensioneve në një kohë kur superfuqitë bërthamore dukeshin sikur ishin në kurs përplasjeje. Eh sikur të ndodhte një dialog i tillë i rregullt midis lojtarëve kryesorë në tensionet e sotme globale.

Pavarësisht shahut, diplomacia nuk ishte një lojë për tim atë. Ai e praktikoi me përkushtim dhe këmbëngulje të lindur nga përvoja personale. Si refugjat nga Gjermania naziste, ai kishte humbur 13 anëtarë të familjes dhe miq të panumërt gjatë holokaustit. Ai u kthye në Gjermaninë e tij të lindjes si ushtar amerikan, duke marrë pjesë në clirimin e kampit të përqëndrimit Ahlem pranë Hanoverit. Atje dëshmoi thellësitë në të cilat njerëzimi mund të zhytet i pakufizuar nga strukturat ndërkombëtare të paqes e drejtësisë. Muajin tjetër do të shkojmë në Furth ku do të vendosë një kurorë me lule te varri i gjyshit të tij, që nuk shpëtoi dot.

Unë e di se asnjë djalë nuk mund të jetë totalisht objektiv për trashëgimninë e babait të vet, por jam krenar për përpjekjet e tij për të ankoruar artin shtetëror me parime të qëndrueshme dhe një ndërgjegjësim për realitetin historik. Ky është misioni që ai ka ndjekur për pjesën më të madhe të një shekulli duke përdorur trurin e tij të rrallë dhe energjinë e vet të pashërueshme për ti shërbyer vendit që shpëtoi familjen e tij dhe e nisi atë në një udhëtim përtej ëndrrave të tij më të çmendura.

Etiketa: babaiDavid KissingerGjermanihenry kissingerSHBA
Artikull paraprak
Bota

Ukraina bombardon një linjë hekurudhore që lidh Rusinë me Kinën

01/12/2023, 23:45
Artikull tjetër
Bota

Ukraina bombardon një linjë hekurudhore që lidh Rusinë me Kinën

01/12/2023, 23:45
Artikull paraprak
Bota

Ukraina bombardon një linjë hekurudhore që lidh Rusinë me Kinën

01/12/2023, 23:45
Artikull tjetër
Bota

Ukraina bombardon një linjë hekurudhore që lidh Rusinë me Kinën

01/12/2023, 23:45

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


 







Më shumë

Lajme të lidhura

Christian Ziegler

Kryetari republikan në Florida akuzohet se ka përdhunuar një grua

01/12/2023, 19:00
0

...

Foto ilustruese

Gjermania gati të lejojë shtetësinë e dyfishtë, detajet e projektligjit

01/12/2023, 09:15
0

...

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken

Blinken, thirrje Izraelit të garantojë sigurinë e civilëve palestinezë

30/11/2023, 20:44
0

...

Henry Kissinger

Henry Kissinger dhe trashëgimia e tij komplekse në politikën e jashtme amerikane

30/11/2023, 17:55
0

...

Blinken- Netanyahu

Netanyahu gjatë takimit me Blinken: Asgjë s’do na ndalojë të heqim qafe Hamasin

30/11/2023, 17:53
0

...

Lajmet e fundit

Foto ilustruese

Ukraina bombardon një linjë hekurudhore që lidh Rusinë me Kinën

2023/12/01  11:45pm
0

E injoruan në takimin e OSBE, ministri rus: Blinken e Borrell janë frikacakë

E injoruan në takimin e OSBE, ministri rus: Blinken e Borrell janë frikacakë

2023/12/01  11:15pm
0

Foto ilustruese

Përplasi 12-vjeçarin me makinë dhe u arratis, autori dorëzohet në policin e Beratit

2023/12/01  10:47pm
0

@ Credis: Euro News

Lufta në Gaza, ndryshe nga qeveria, populli shqiptar mbështet Palestinën

2023/12/01  10:27pm
0








































Para
Skënderbeun i artë, “rilind” në qytetin e serenatave nga Retin Toka

Skënderbeun i artë, “rilind” në qytetin e serenatave nga Retin Toka

@NEWSBOMB SHPK
NIPT: L42417011Q

Drejtor i Përgjithshëm Retin Toka

Kontaktet

Adresa : Rruga Emin Duraku, Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile : +355 69 92 22201

Mobile : +355 69 92 22202

Email: [email protected]

Na Ndiqni

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ