Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Operohet në gju, kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi

Lajme të ngjashëm

Kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, ka kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjike në gjurin e saj nga ekspertët në një spital në Kosovë.

Ekipi i mjekëve që kreu ndërhyrjen, informoi se është kryer me sukses një operacion në gjurin e kampiones së botës në xhudo. Sportistja që i “ka zbardhur faqen” shqiptarëve anembanë botës, kishte pësuar një lëndim gjatë përgatitjeve të fundit që ka zhvilluar për sfidat e ardhshme nga garat ndërkombëtare.

“Pas një lëndimi të pësuar gjatë përgatitjeve për në garat e ardhshme, Majlinda Kelmendi, kampione e botës në xhudo, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale nga ekipi i mjekëve ortopedë në krye me Dr. Florin Ramadanin”, thuhet në një njoftim të këtij spitali.

Më shumë