Një megaoperacion ka zhvilluar policia e Spanjës, ku janë goditur 6 grupe kriminale dhe janë arrestuar 197 persona me kombësi të ndyshme.
Personat e arrestuar akuzohen për trafik droge, mashtrim, krime seksuale dhe krime të tjera të dhunshme. Deri më tani janë kryer 114 kontrolle në disa zona, ku janë sekuestruar mbi 8 tonë lëndë narkotike, dhjetëra armë zjarri dhe thika, automjete, prona dhe miliona euro.
Agjentët e Policisë Kombëtare në Spanjë, me mbështetjen e EUROPOL-it, kanë kryer gjithsej 29 hetime, të menaxhuara nëpërmjet EUROPOL-it. Këto hetime kanë rezultuar me arrestimin e 197 personave të nacionaliteteve të ndryshme dhe kryerjen e 114 kontrolleve në shtëpi.
Gjatë këtyre operacioneve janë gjetur gjithsej 4.934 kilogramë kokainë, 1.790 kilogramë kanabis, 1.316 kilogramë marihuanë, 1,73 kilogramë heroinë, 53 kilogramë lëndë sintetike, 3300 pilula ekstazi, 28 armë zjarri, 38 bizhuteri me vlerë të lartë, 57 automjete, tre gomone, prona të ndryshme me vlerë rreth 12.000.000 euro dhe bllokim i një llogarie prej 10.000.000 euro.
Mes 197 të arrestuarve për trafik droge, organizatë kriminale, armëmbajtje, ka shtetas të Shqipërisë, Gjermanisë, Algjerisë, Belgjikës, Bosnje Hercegovinës, Bullgarisë, Kanadasë, Kolumbisë, Danimarkës, Sllovakisë, Spanjës, Estonisë, Finlandës, Francës, Irani, Irlanda, Italia, Letonia, Libani, Lituania, Maroku, Nigeria, Holanda, Polonia, Mbretëria e Bashkuar, Rumania, Rusia, Serbia, Somalia, Suedia, Zvicra, Ukraina, Uruguai dhe Venezuela.
Organizatat kriminale akuzoohen si të përfshirë në aktivitete të ndryshme të organizuara kriminale, si trafik droge, vrasje, plagosje të rënda, pastrim parash, posedim të armëve dhe larje hesapesh.