Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
4.6kmh
0 %
Die
21 °
Hën
29 °
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
29 °
E diel, 1 Tetor, 2023

Operacionalja bastis magazinën në Tiranë, 150.000 euro mallra kontrabandë, sekuestrohen qindra pako e thasë

Lajme të ngjashëm

Një operacion antikontrabandë është zhvilluar nga Krimi Ekonomik i Tiranës, në bashkëpunim me Forcën Operacionale. Janë vënë në pranga administratori dhe magazinieri i magazinës, e cila ishte e paregjistruar në organet tatimore, si dhe një shtetas që furnizonte dyqanin e tij me këto mallra.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 305 pako, 145 koli dhe 13 thasë me mallra dhe produkte të ndryshme, me vlerë rreth 150.000 euro.

Si rezultat, u bë arrestimi i shtetasve Ledio Kamberi, 31 vjeç, Gentian Plaku, 41 vjeç dhe Etmir Dogjani, 40 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Operacionalja bastis magazinën në Tiranë, 150.000 euro mallra kontrabandë, sekuestrohen qindra pako e thasë

“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një subjekt (magazinë) të paregjistruar në organet tatimore, me administrator shtetasin G. P. dhe magazinier shtetasin L. K., gjetën dhe sekuestruan mallra dhe produkte të ndryshme. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi E. D. furnizonte dyqanin e tij, me këto mallra, për t’i tregtuar ato me pakicë”, njofton Policia e Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë