Në ditën ndërkombëtare të Gruas, Olti Curri kërkon ndihmë dhe një mesazh sensibilizues. Një vajzë, Anita Hasanaj, kërkon ndihmë për të atin e saj, Durimin.
Historia e rrëfyer nga Olti është njerëzore. “Ditën e djeshme, për xhaxhi Durimin, minutat ecën më ngadalë se zakonisht, dhe secila prej tyre ishte një fije mes kësaj bote dhe tjetrës. Pas një infarkti në zemër, ju nevojit ti nënshtrohej dy bypass-eve të menjëhershëm. Ndërhyrja pati një kosto prej 8000 eurosh dhe pagesa duhet kryer Brenda kësaj jave. Familja nuk I ka mundësitë ta përballojë e vetme një shifer kaq të lartë dhe për këtë arsye po drejtohem miqësisht te ju që krijohet mundësia për të dhënë një ndihmë, sado të vogël por që sot vlen shumë” shkruan Olti. “Ajo e do buzëqeshjen e tij ta shohë ende çdo ditë sepse është dielli I syve të saj. Ai e do jetën” shkruan Olti Curri në mesazhin prekës duke dhënë edhe mënyrën sesi mund të ndihmohet Durim Hasanaj.
Llogaria ne banken BKT eshte ne emrin e Anita Hasanaj
me IBAN: AL6820511021679410CLIDCLALLA
Sëift: NCBALTXX