Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut u bëri thirrje palëve të përfshira në tensionet në veri të Kosovës që të përmbahen nga “retorika përçarëse dhe e urrejtjes”.
“Jemi të shqetësuar për dhunën e fundit që rezultoi në lëndimin e dhjetëra ushtarëve paqeruajtës dhe protestuesve. Të drejtat e njeriut të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë duhet të respektohen”, tha Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB në Tëitter.
“U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve që të krijojnë një mjedis që është i favorshëm për ushtrimin e së drejtës për të marrë pjesë në çështjet publike”, thuhet më tej.
Prej gati një jave tashmë, policia e Kosovës, forcat e KFOR dhe gazetarët po përballen me sulmet e protestuesve ekstremistë serbë në tre komunat në Veri të vendit.
Të paktën 30 ushtarë të misionit paqeruajtës ndërkombëtar të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR) u plagosën të hënën në përleshjet me serbët që po protestonin dhe po përpiqeshin të pengonin kryetarin e sapozgjedhur të komunës së Zveçanit të hynte në bashkinë e qytetit.