Tirana
moderate rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
20 °
E martë, 26 Shtator, 2023

‘Nxorre video-propagandë’, PD sulmon Ramën: Kur çdo gjë është në rregull pse hidhen pacientët nga dritarja?

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me videon që publikoi më herët kryeministri Edi Rama, me pamje ekskluzive nga Infektivi dhe spitalet e tjerë Covid.

Përmes një deklarate në rrjete sociale, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmet Bardhi thotë se video e Ramës ishte propagandë dhe në spitalet tona asgjë nuk është në rregull.

Ai ngre disa pyetje për kryeministrin, pyetje sipas tij që kërkojnë përgjigje nga të gjithë shqiptarët.

Shënimi i Bardhit

Rama nxorri sot një video-propagandë ku pretendon se gjithçka është në rregull në spitalet tona. Atëherë pse hidhen pacientët nga dritarja? Pse dergjen të sëmurët me orë nëpër ambulanca kur në spitale paska vend? Pse nuk ka staf mjekësor për të gjithë? Pse detyrohen shqiptarët të paguajnë miliona për trajtim në shtëpi? Rama, gënjeshtrat e tua nuk i beson askush.

Më shumë