Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Nvidia vlen tashmë 1 trilion dollarë, kompania e GPU-ve kap majat falë inteligjencës artificiale

Lajme të ngjashëm

Nvidia tashmë në listë me Apple dhe Microsoft, kompania e çipave arrin kapacitetin e 1 trilion dollarëve.

Kompania “Nvidia Corp” u bë këtë të martë prodhuesi i parë i çipave kompjuterikë që i bashkohet klubit të kompanive me kapacitet mbi 1 trilionë dollarë.

Aksionet e Nvidia u rritën me 6% mëngjesin e sotëm pasi javën e kaluar postuan fitimet tre mujore që tejkaluan ndjeshëm pritshmëritë.

Nvidia parashikoi rreth 11 miliardë dollar shitje për vetëm 3 muajt e dytë. Shitjet e pritshme ishin 50% më të larta se parashikimet prej 7.15 miliardë dollarësh.

Kartat grafike të Nvidia janë të domosdoshme për platformat gjeneruese të Inteligjencës Artificiale si ChatGPT i OpenAI dhe Bard i kompanisë Google.

Nvidia ka qenë historikisht kompania kryesore në fushën e GPU-së, ndërsa deri vonë konsumatorët mendonin se GPU-të përdoreshin vetëm për video-lojëra.

Por, minierat e kriptomonedhave dhe Inteligjenca Artificiale e ka rritur besimin te GPU-të e prodhuara nga Nvidia, And dhe TSMC, të cilat kanë patur rritje të konsiderueshme të çmimit të aksioneve gjatë muajve të fundit.

Ndërkohë, Intel ka qenë kryesisht i fokusuar në tregun e çipave për CPU-të.

Aksionet e Nvidia janë rritur tashmë me 166.5%.

Kapaciteti i parashikuar i tregut të Nvidia do ta vendosë atë në listë së bashku me një pjesë të kompanivë të tjera trilionë dollarëshe, siç janë Apple, Amazon, Microsoft dhe Alphabet.

Më shumë