Tragjike është ngjarja e shënuar në qytetin Nineveh të Irakut, ku lokali ku po zhvillohej një dasmë mori flakë nga fishekzjarrët.
Mediat e huaja raportojnë se deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 114 të vdekur, ndërsa të plagosur kanë mbetur 150 të tjerë.
Në një video në rrjetet sociale, shihet nusja dhe dhëndri duke vallëzuar në pistë, ndërsa në një moment ndizen fishekzjarret për të dhënë më shumë atmosferë. Por është ky moment që nga fishekzjarret merr flakë ambazhuri dhe tavani i lokalit.
Dëshmitarët okularë thanë se zjarri shpërtheu në ndërtesë rreth orës 22:40 të martën mbrëma dhe se kishte qindra të ftuar në dasmë. Siç raporton Associated Press, mes viktimave ka edhe fëmijë.
Shumica e të plagosurve ose kanë djegie ose kanë probleme me frymëmarrjen nga tymi. Në një deklaratë, agjencia e mbrojtjes civile e Irakut tha se ndërtesa përmbante paleta “të bëra nga materiale shumë të ndezshme në kundërshtim me të gjitha rregulloret e sigurisë”.
BREAKING: Fire breaks out at wedding hall in northern Iraq, killing at least 100 people – INA pic.twitter.com/PvfJ1psHRN
— BNO News (@BNONews) September 26, 2023
New video shows moment fire breaks out at wedding in Iraq, killing at least 114 people. Death toll expected to rise pic.twitter.com/IK0yEZDkEO
— BNO News (@BNONews) September 27, 2023