Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
33 %
3.1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Nuredin Dumani shoqërohet në GJKKO, ja për çfarë do të dëshmojë i penduari i drejtësisë

Lajme të ngjashëm

I penduari i Drejtësisë Nuredin Dumani është shoqëruar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bëhet me dije se Dumani do të dëshmojë në procesin ndaj Altin Ndocit, Klevis Allës, (i penduar i drejtësisë) Besian Xhixhës, dhe Enver Divës, të cilët akuzohen për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia, si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë.

Lidhur me këto ngjarje akuzohet edhe Talo Çela, por procesi për të është ndarë se është në arrati. Dumani tronditi me dëshmitë e tij për botën e krimit, duke sjellë një serë arrestimesh.

Kujtojmë se Nuredin Dumani u arrestua gjatë operacionit “plumbi i artë”, pasi mbeti i plagosur në një atentat. Ai u kthye në të penduar të drejtësisë, dhe ka rrëfyer dhjetëra vrasje të bujshme mafioze të ndodhura gjatë viteve të fundit në vendin tonë.

Më shumë