Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
4.6kmh
0 %
Die
21 °
Hën
29 °
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
29 °
E diel, 1 Tetor, 2023

Nuredin Dumani i kërkon SPAK takim special në qeli

Lajme të ngjashëm

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka kërkuar nga Prokuroria e Posaçme që t’i mundësojë një takim special në qelinë e tij. Personi që dëshmoi para prokurorëve të SPAK dhjetëra ngjarje kriminale për të cilat kishte dijeni dhe ato ku kishte marrë pjesë, kërkon të takojë një pastor.

“Ora News” ka zbuluar se bëhet fjalë për një pastor me origjinë nga Franca, që jeton në vendin tonë, me të cilin Dumani ka pasur kontakte para së të arrestohej.

Nuk dihet se për çfarë arsye “pentito” ka kërkuar të takohet me këtë pastor, por në kërkesën e tij ai është mjaft i qartë. Nuredin Dumani ka kërkuar të takohet një person tjetër, nëse SPAK nuk i mundëson takimin me pastorin francez.

Në seancat gjyqësore të zhvilluara deri tani në Gjykatën e Posaçme, autori i disa vrasjeve me pagesë është shfaqur më një varëse me kryq, të cilën edhe e ka ekspozuar.

Kërkesa ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme dhe do të jetë organi i akuzës që do të bëjë vlerësimin e saj, nëse do të lejojë takimin e Nuredin Dumanit me pastorin apo personin tjetër, apo ajo do të refuzohet.

Megjithatë, nëse kjo kërkesë pranohet pastori francez me gjasë do u nënshtrohet shumë verifikimeve, pasi Dumani është një të penduarit e drejtësisë më të vlefshëm në Shqipëri që ka zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale.

Më shumë