Një 38 vjeçar nga Kosova ka dhunuar vajzën e tij minorene pasi nuk pranoi të vinte shami pas kërkesës së të atit. Policia italiane arrestoi 38 vjeçarin, me akuzën e përdorimit të dhunës ndaj vajzës.
Denoncimi është bërë nga mikeshat dhe mësuesit e shkollës që frekuentonte vajza e tij 13 vjecare. Vajza kishte në trup shenja të dukshme të një dhune fizike të ushtruar nga babai i saj për shkak se kishte refuzuar të vishte vellon islamike e të ndiqte rregullat e ngurta të vendosura në familje. Vajzës i imponohej një jetë e izoluar e mosfrekuentimi me bashkëmoshatarët e saj.
13 vjecarja ishte rrahur aq dhunshëm sa kishte vështirësi në ecje. Mësuesit e shokët e shkollës e kishin shoqëruar në spital ku mjekët kanë konstatuar dhunën e më pas kanë informuar forcat e rendit.
Babai është arrestuar, ndërsa vajza e tij është marrë në mbrojtjen e shtetit.