Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
2.1kmh
20 %
Pre
27 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Nuk ndodhej në banesën e tij, Gjykata cakton masën ‘’arrest me burg’’ për KAJMAKUN

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Tiranës caktoi masën ‘’arrest me burg’’ për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, një ditë pasi prokuroria e Tiranës lëshoi udhër-arrestin ndaj tij.

Ndaj Kajmakut rëndojnë 3 akuza: ‘’shpërdorim detyre’’, ‘’falsifikim të formularit të dekriminalizimit’’ si dhe ‘’ushtrim të funksioneve pas dhënies fund të detyrës’’. Në 1 nëntor, KQZ-ja i hoqi mandatin e kryebashkiakut.

Kajmaku fshehu dënimin e tij në Greqi në vitin 2003 për falsifikim parash. Ai mbante emrin Jorgo Toto. Ditën e djeshme avokati i tij Isuf Shehu u shpreh se nuk kishte dijeni për vendodhjen e Kajmakut.

Ndërkohë, policia dyshon se ish-kryebashkiaku i Vorës mund të jetë larguar jashtë vendit. Ditën e djeshme, policia kreu kontrolle në banesën e tij, por Kajmaku nuk ndodhej.

Më shumë