Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
2.1kmh
20 %
Pre
27 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Nuk do bëni NJË, por DY vaksina anti-COVID, vullnetari tregon çfarë pësoi: Një pickim në krah, por kur shkova në shtëpi më kapën ethet dhe…

Lajme të ngjashëm

Moderna dhe Pfizer/Biotech janë dy kompanitë udhëheqëse në garën ndërkombëtare për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Vaksinat e dy kompanive kanë dhënë rezultate pozitive në testimet e kryera në disa vende të botës, ku kanë marrë pjesë mijëra vullnetarë. Nëse vaksina është e gatshme në fillim të 2021, atëherë do të jetë vaksina e prodhuar më shpejt nga njerëzimi, në më pak se një vit.

Vaksina e Pfizer/Biotech përdor metodën e re teknologjike mRNA, që ndonëse është studiuar prej vitesh nga shkencëtarët, nuk është përdorur kurrë në ndonjë vaksinë të licencuar në SHBA.

Vaksina mRNA funksionon duke i dhënë trupit tonë udhëzime në formën e “mesazherit” të ARN-së, për krijimin e një copëze të vogël të këtij virusi, në këtë rast Sars-CoV-2, specifikisht proteinën që formon kurorën e virusit. Kjo proteinë i mundëson virusit të depërtojë në qelizë dhe ta infektojë atë.

Kur trupi ynë merr udhëzimin, nis të prodhojë këtë proteinë, duke e nxitur në të njëjtën kohë përgjigjen e sistemit imunitar, që e njeh proteinën si “të huaj” dhe nis të prodhojë antitrupa kundër saj. Pra nëse infektohemi më pas me virusin e vërtetë, trupi ynë është tashmë i përgatitur për ta luftuar atë, raporton newsbomb.al.

Kjo vaksinë kryhet me dy doza; njëra për të injektuar në trup materialin ARN dhe tjetra që kryhet disa javë më pas, për të rritur përgjigjen.

Për shkak se kjo teknologji është tepër e re, ka ngjallur frikë si dhe ka ngritur shumë pyetje.

Por si janë ndjerë vullnetarët që kanë kryer vaksinën?

Yasir Batalvi, një 24-vjeçar nga Bostoni tha për CNN se injektimi i parë nuk kishte ndonjë ndryshim të madh nga vaksina kundër gripit. “Ndjeva një pickim në krah. Sapo u largova nga spitali, krahu u përkeqësua pak, nuk mund ta lëvizja shumë, por ishte diçka e përballueshme. Pra dua të them që efektet anësore ishin shumë të lokalizuara, vetëm në pjesën e krahut”, tha ai.

Kjo eksperiencë ishte pas dozës së parë, por doza e dytë ishte ndryshe.

“Në të vërtetë kisha disa simptoma tepër të forta pasi mora dozën e dytë. Në momentin që u injektova isha në spital dhe në gjendje të mirë. Por mbrëmja ishte tepër e vështirë. Kur shkova në shtëpi, kisha ethe të forta, lodhje dhe të dridhura”, tha 24-vjeçari duke shtuar se të nesërmen në mëngjes ai u ndje sërish mirë.

Ai thirri mjekët për t’i treguar simptomat që kishte kaluar, por ata nuk u shqetësuan dhe i thanë se as ai s’duhet të alarmohej.

Më shumë