NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
Nuk ka rezultat
View All Result
NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result


në Analiza & Komente

“Njohja e ndërsjellë Serbi-Kosovë, domosdoshmëri”, Ditmir Bushati: Barrikadat dhe strukturat e inkriminuara, pjesë e strategjisë së Serbisë

28/12/2022, 21:39
0
Eurodeputetët skeptikë kërkuan që të mos hapeshin negociatat, ish-ministri Bushati: PE s’ka kompetenca t’i vërë kushte një vendi kandidat

Ish-ministri Ditmir Bushati












Lajme të ngjashëm

Lajme të lidhura

"Inceneratori" i Tiranës

Si u përvetësuan miliona euro te kontrata e inceneratorit të Tiranës?

17/11/2023, 10:34
Panairi i librit në Tiranë

KOMENT/ Panairi i librit apo i autorëve?

16/11/2023, 11:40
Përkthyesi nga anglishtja i Kadaresë: Harrojini librat e tjerë të socializmit

Përkthyesi nga anglishtja i Kadaresë: Harrojini librat e tjerë të socializmit

16/11/2023, 11:28
Kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni

Ku të çon mushka, zoti Kryeministër?

08/11/2023, 12:23
Kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni

Marrëveshje në errësirë…

07/11/2023, 13:42
Nga Ditmir Bushati
 
1.
Në Samitin BE – Ballkan Perëndimor të mbajtur në Tiranë në kulmin e luftës në Ukrainë, Serbia ishte i vetmi vend që deklaroi hapur aleancën me Rusinë, duke refuzuar thirrjet e vazhdueshme të Perëndimit për t’u bashkuar me sanksionet e BE-së. Disa ditë më pas, Serbia rishfaqi zellin e saj luftarak, si prishëse e stabilitetit rajonal, duke kërcënuar integritetin territorial të Kosovës me gjoja rikthim të forcave serbe në Kosovë, patrullime në zonën kufitare, apo shpallje të situatës së jashtëzakonshme që e krijon po vetë, si pretekst për t’u shmangur nga thelbi i çështjes: bashkimi i Serbisë me botën demokratike.
2.
Inkurajimi i dhunës, goditjeve ndaj policisë, institucioneve të Kosovës dhe atyre me mandat ndërkombëtar, sikundër vendosja e barrikadave dhe përdorimi i strukturave të inkriminuara në veri të Kosovës, është pjesë e strategjisë së Serbisë për kalçifikimin e gjendjes së tensionit dhe mbajtjes peng të Kosovës e rajonit në retorikën e së shkuarës. Ukshin Hoti shkruante me plot të drejtë se: “Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe europianizimit të saj të ardhshëm”. Edhe sot, Serbia ka një raport ende të pazgjidhur me lirinë dhe të ardhmen e saj.
3.
Më shumë se një dekadë më parë Vuçiç erdhi në krye të Serbisë me premtimin që do të zgjidhte “çështjen e Kosovës”, duke hapur rrugën e Serbisë drejt BE-së. Ai rishpiku veten duke u “arratisur” nga e shkuara e tij e errët në konfliktet e përgjakshme në ish-Jugosllavi. Perëndimi e mbështeti në funksion të paqes dhe prosperitetit të rajonit, duke i dhënë statusin e vendit kandidat dhe duke e pranuar Serbinë në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Serbia firmosi partneritetin individual me NATO-n, duke zhvilluar ndërveprueshmërinë me aleancën brenda suazës së politikës së saj neutrale, pa ndërprerë për asnjë çast bashkëpunimin politik, ushtarak dhe ekonomik me Rusinë e Kinën.
4.
Që nga përmbysja e regjimit të Millosheviçit në Serbi janë ndryshuar disa herë qeveritë. Mirëpo, mbështetja e pakursyer e Perëndimit ndaj qeverive të ndryshme nuk ka sjell as demokratizim dhe as europianizim të Serbisë. Dhe as hapa vendimtarë për të përmbyllur konfliktin me Kosovën, apo për të trajtuar me vërtetësi krimet e së shkuarës, siç na tregojnë shembujt e botës së civilizuar ku duam të bëhemi pjesë. Ndërkohë që Perëndimi pret të korri frutet e këtij investimi për të ankoruar Serbinë përfundimisht në rrjedhat europiane, udhëheqja e saj flet për “rrezikun” e dominimit gjerman të rajonit. Ç’është më e keqja, në horizontin politik serb ende s’duket alternativa e njimendtë europiane.
5.
Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë e ka bërë njohjen e ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës domosdoshmëri. Për shkak të kësaj situate, Gjermania dhe Franca janë përfshirë edhe më drejtpërdrejt në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga ana e BE. Proces që mbështetet fuqimisht nga SHBA-të. Përballë presionit në rritje, Serbia edhe pse pretendon anëtarësimin në BE ka bërë hapa pas, duke mos linjëzuar qëndrimet në politikën e jashtme me atë të BE-së. Në votimin e fundit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për evidentimin e krimeve ruse në Ukrainë, Serbia nuk u bashkua me vendet e botës demokratike.
6.
Në këtë luftë që po zhvillohet në kontinentin tonë, më mirë se kushdo tjetër, Europianët kanë kuptuar gabimin e madh të mbështetjes për vite me radhë tek Rusia në lëmin ekonomik, me shpresën se bashkëpunimi ekonomik do të shërbente edhe si zbutës i mosmarrëveshjeve politike. Qasja “fillimisht ekonomia e më pas politika” ra jo vetëm në raport me Rusinë, por edhe në raportin e komplikuar të SHBA-ve me Kinën që po zhvillohet në hapësirën e Indo-Paqësorit. Që ky mësim të reflektohet në praktikë, pesë shtetet anëtare të BE-së që deri tani nuk e kanë njohur Kosovën, duhet të lëvizin drejt njohjes. Kjo do shënonte një pikë kthese për vetë BE-në, si përgjegjëse për mbarëvajtjen e punëve në oborrin e saj.
7.
Serbia, në raport me Kosovën, është para zgjedhjes së rrugës europiane, e cila për të është domosdoshmëri. Adresa e vetme ku duhen përqendruar energjitë është procesi i dialogut Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja me mbështetjen e SHBA-ve. Një proces që për objektiv të vetëm duhet të ketë njohjen e ndërsjellë dhe zhbllokimin e rrugës europiane, jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por për të gjashtë shtetet e rajonit tonë. Me gjasë Serbisë do t’i duhet më shumë kohë për të pranuar realitetin e pakthyeshëm, për të linjëzuar qëndrimin e saj me atë të BE-së. Ndërkohë, kjo e fundit nuk duhet të humb investimin e saj në rajon për transformimin e “gjeografisë së armiqësisë” në një gjeografi të paqes e prosperitetit brenda BE-së.
Etiketa: ditmir bushatiKosove Serbi
Artikull paraprak
Sporti

Duka pret Konsullen e re të Hungarisë dhe i dhuron fanellën kombëtare

30/11/2023, 23:46
Artikull tjetër
Sporti

Duka pret Konsullen e re të Hungarisë dhe i dhuron fanellën kombëtare

30/11/2023, 23:46
Artikull paraprak
Sporti

Duka pret Konsullen e re të Hungarisë dhe i dhuron fanellën kombëtare

30/11/2023, 23:46
Artikull tjetër
Sporti

Duka pret Konsullen e re të Hungarisë dhe i dhuron fanellën kombëtare

30/11/2023, 23:46

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


 







Më shumë

Lajme të lidhura

Ditmir Bushati/ © .facebook.com/ditmirbushati.al

Sulmi i shtatorit i sofistikuari i një serie aktesh”, Ditmir Bushati: NATO dhe BE duhet të projektojnë vizion për ta materializuar shtetësinë e Kosovës dhe europianizimin e Serbisë

11/10/2023, 14:26
0

...

Ditmir Bushati/ © .facebook.com/ditmirbushati.al

Ditmir Bushati “shigjeton” Kuvendin: E pafalshme që skemi rezolutë për Kosovën! Më e mira që ka ndodhur ka qenë në 2010

08/10/2023, 11:27
0

...

Ish-ministri Ditmir Bushati

Ditmir Bushati i ashpër me politikën e Shqipërisë: Serbinë duhet ta shohim me sytë e Kosovës!

30/09/2023, 11:58
0

...

Ditmir Bushati// © Credits facebook.com/ditmirbushati.al

Ditmir Bushati: Shqipërisë nuk i takon t’i shkelë syrin Serbisë, s’do të jemi dot miq as pas 100 vitesh

29/09/2023, 23:18
0

...

Begaj dhe Lajçak © Credits Presidenca

Begaj takim me Lajçak: Shqipëria e vendosur të luajë rolin e saj për rikthimin në tryezën e dialogut

23/09/2023, 18:10
0

...

Lajmet e fundit

Presidenti Duka dhe Konsullja Görög

Duka pret Konsullen e re të Hungarisë dhe i dhuron fanellën kombëtare

2023/11/30  11:46pm
0

Foto ilustruese

Televizioni e konfirmon vetë: Ja kur nis zyrtarisht Big Brother VIP 3 në Shqipëri

2023/11/30  11:18pm
0

pamje nga vendi ku ndodhu vrasja e shqiptarit, ne Athine

Ekzekutohet shqiptari nga Berati në mes të Athinës, në kërkim për trafik droge

2023/11/30  10:49pm
0

Gjergj Luca dhe Helidon Haliti ne RTSH

Bashkëbisedim artistësh dhe një pikturë, origjinaliteti i Lucës me Helidon Halitin

2023/11/30  10:25pm
0








































Para
Foto nga protesta para ambasadës serbe në Tiranë

"Mitrovicën s'e japim", pas Tiranës, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut protestë para ambasadës serbe në Shkup

@NEWSBOMB SHPK
NIPT: L42417011Q

Drejtor i Përgjithshëm Retin Toka

Kontaktet

Adresa : Rruga Emin Duraku, Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile : +355 69 92 22201

Mobile : +355 69 92 22202

Email: [email protected]

Na Ndiqni

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ