
Vetëm një ditë pas vizitës së drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, shoqëruar edhe nga ambasadori i BE Luigi Soreca, në Gjirokastër, policia sot ka ndërmarrë një aksion ‘blic’ me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Mësohet se janë bllokuar 10 makina luksoze dhe janë shoqëruar 9 persona në polici.
Sipas të dhënave të para këto makina kanë probleme me dokumentacionin dhe aktualisht janë nën sekuestron e policisë.
Priten detaje të reja rreth personave të shoqëruar dhe aktivitetit të tyre.
Newsbomb.al do t’ju mbajë të informuar.