I dërguari i Posaçëm i Bashkimt Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se ka nisur takimi me kryenegociatorët e të dy vendeve për të vazhduar takimin e nivelit të lartë.
Në një postim në Twitter, zyrtari i lartë i BE shkruan se shpreson për një zgjidhje të sinqertë, spër të ulur tensionet mes dy palëve dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“Sot po pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i takimit tonë të nivelit të lartë. Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të de-përshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve. Bisedimet janë në vazhdim”, shkruan Lajçak.
Ndërkohë, me kërkesë të SHBA Kurti e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.