“Krimi ne Elbasan vret dhe blen vota jo per vete, por per Edi Ramen!”.

Kështu shprehet djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha me anë të një shënimi të shkurtër në facebook.
Reagimi vjen pak orë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në lagjen “5 maji” në qytetin e Elbasanit.
Arbër Paplekaj vrau me armë Pjerin Xhuvanin dhe si pasojë e të shtënave mes dy grupeve mbeti e plagosur efektivja e policisë Xhensila Sota, dhëndrri i viktimës Eltjon Bodinaku si dhe Emiljano Prenga apo Pavlo Vuskani.