Ish-kryeministri Sali Berisha po mban një konferencë me gazetarët, ku ka folur sërish për ngjarjen e rëndë që u shënua në Himarë, ku humbi jetën një vajzë 7-vjeçe pas përplasjes nga një skaf.
Berisha ka zbuluar fakte rreth ngjarjes ku komisari Arjan Tase përplasi me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia. Ai ka zbuluar edhe pronarin që kishte skafin e që e përdorete Tase.
“Skafi ishte me të gjitha ligjet i ndaluar të përdorej aty ku u ndodh. Skafisti ishte i palicencuar për përdorimin e skafit. Pronar i skafit është Adhurim Kushit, një nga çunat e Taulant Ballës në Londër, pra e kuptoni vetë origjinën e skafit.
dhurim Kushi punon akoma në Britani dhe blen skaf. Arjan Tase u rikthye në punë dhe është me origjinë nga Përmeti. U rikthyer në detyrë nga dy ministrat. Arjan Tase nuk plotësonte asnjë kusht për rikthimin e tij në detyrë përveç lidhjeve të forta që kishte me të dy ministrat. Të dhëna të tjera janë shumë tronditëse, ministri i Brendshëm, apo ministri i familjes siç e quajnë rëndon rezulton të jetë anëtari i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë për të cilën mediat kanë nxjerrë emrat dhe dhënë fakte” tha Berisha.