Ndërkohë, ngjarja e sotme te “Uji i Ftohtë” mendohet të ketë si motiv hakmarrjen, vazhdim i sagës së Llanajve. Dyshohet se njëri nga viktimat, Aurel Hoxha është kunati dhe Arjan Hasani shkoku i ngushtë i 42-vjeçarit. Sipas të dhënave nga grupi i hetimit shënjestra e atentatit ka qenë Sulejmani.
Në janar të këtij viti në një tjetër atentat në Vlorë mbeti i plagosur Mikel Mehmeti nga Selenica e Vlorës, njohur si anëtar i bandës së Llanajve. Llanajt njihen për masakrën e Çolës, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015, u vranë 3 të rinj. Një nga autorët e masakrës është Aleksandër Llanaj, që po vuan dënimin në burg.