Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

“Ngeci” në Vetting, shkarkohet drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati është shkarkuar nga detyra, për shkak të procesit të vettingut.

Bëhet me dije se ai nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale.

“Subjekti i Vlerësimit Z. Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale” thuhet në vendim.

Bushati u emërua Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës në mars të vitit të kaluar,  duke zëvendësuar Oltian Bistrin. Më parë ai kishte mbajtur  detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Më shumë