Ukraina prej tre ditësh po lufton me gjithë forcën e saj ndaj pushtimit rus, ku jo vetëm ushtarët, por edhe qytetarë vullnetarisht kanë marrë armët dhe kanë dalë në mbrojtje të atdheut të tyre.
Edhe zyrtarë të lartë të shtetit janë parë në rrugët e qyteteve të armatosur dhe në mbrojtje të atdheut. Në Ukrainë është parë sesi presidenti Volodymyr Zelenskiy i veshur me rrobat e ushtarakut ka dalë në rrugë. Madje SHBA i ofroi Zelenskiyt që të shkonte në Amerikë për të qenë i sigurt, pasi i kërcënohet jeta, por presidenti refuzoi duke thënë se tani ka nevojë për armë dhe jo për udhëtim.
Ish-aktori i humorit, tashmë president, kishte mbajtur më herët një fjalim emocionues në të cilin u zotua se do të vazhdojë të luftojë, duke thënë: “Kur të na sulmoni, do të shihni fytyrat tona, jo shpinën”. Gjithashtu dje ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenkon, i armatosur dhe i rrethuar nga forcat e mbrojtjes tha se është të mbrojnë vendin.
“Të gjithë duhet të kuptojnë, se Putin shpalli një luftë jo për Ukrainën. Putin i shpalli luftë të gjithë botës,” tha ai.
Po ashtu Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ish kampion bote në boks ka zgjedhur të qëndrojë në vendin e tij dhe të luftojë për të.
Ndërkohë deputetja Kira Rudik, ka postuar një foto me armë dhe shkruan se është duke mësuar sesi të përdorë kallashnikovin dhe se do dalë në luftë të mbrojë atdheun, teksa u bëri thirrje grave ukrainase që të bashkohen dhe të qëndrojnë bashkë në këtë betejë.
“Po mësoj të përdor Kalashnikov dhe përgatitem të mbaj armë. Tingëllon surreale pasi vetëm pak ditë më parë nuk do të më vinte kurrë në mendje. Gratë tona do ta mbrojnë tokën tonë në të njëjtën mënyrë si burrat tanë” shkruan ajo në postimin e saj.
Kryebashkiaku i Kievit

Presidenti

Deputetja

Ish-presidenti Petro Poroshenkon
