Me shumë bujë po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi. Kjo pasi votuesit po vijnë shkojnë masivisht në qendrat e votimit për zgjedhur mes “Erdogan apo Kilicdaroglu”.
Një nga arsyet e pjesëmarrjes së madhe është edhe “kutia e lëvizshme e votimit”, të cilën punonjësit e KQZ-së e çojnë në shtëpitë e të sëmurëve apo invalidëve.
Zyrtarët e Sektorit Zgjedhor morën kutinë e votimit dhe e çuan në shtëpinë e Erdil dhe Soumiye Sahin, duke dhënë informacione për procedurën.
Përveç kutisë së lëvizshme, disa persona duan patjetër të shkojnë në qendrat e votimit. Vendosmëria e një pacienti për të votuar ishte e madhe dhe ai shkoi në qendrën e votimit në Stamboll me barelë dhe i shoqëruar nga bartës.
Sağlık sorunu veya engel sebebiyle sandık yerine gidemeyen seçmenler, “seyyar sandık” uygulamasıyla Cumhurbaşkanı Seçimi ikinci turu için oy kullanıyor https://t.co/wI6HfIHwfk pic.twitter.com/oMuJGUM9n4
— ANADOLU AJANSI (@anadoluajansi) May 28, 2023
Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet hyrja e votuesit turk , i cili mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve ka shkuar për të votuar.
Bir vatandaş sedye ile oy kullanmaya geldi. pic.twitter.com/oLAnG2gHbD
— Onedio (@onediocom) May 28, 2023
Një tjetër votuese ka shuar në qendrën e saj të votimit e shoqëruar nga një qengj, i cili e ka ndjekur në këmbë.
İstanbul’da bir vatandaş kuzusuyla oy kullanmaya geldi. pic.twitter.com/UlP01ZbG6N
— Onedio (@onediocom) May 28, 2023
Ka pasur edhe momente romantike nga votimi. Në Ankara, Mehmet Emin Özbey i propozoi papritur të dashurës së tij. Në fakt, ai i ka treguar një fletë votimi, në të cilën ajo duhet të konfirmonte “po” për propozimin e tij.
Në qytetin e Duzçes, mes Ankarasë dhe Stambollit, po ashtu një çift që do kurorëzojë dashurin sot të veshur me fustan nusërie dhe kostum dhëndëri, shkuan për të votuar.
Düzce’de dünyaevine girecek bir çift, oy kullanmaya gelinlik ve damatlığıyla geldi. pic.twitter.com/m4hXlQL1Go
— Onedio (@onediocom) May 28, 2023