Pas një hetimi 10 mujor i Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ditën e sotme është finalizuar operacioni i koduar “Përfitimi”, ku janë arrestuar 6 persona, të cilët akuzohen se kanë shitur medikamente kontrabandë gjatë periudhës së pandemisë.
Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme medikamentesh të futura kontrabandë dhe një automjet.
Por kush janë të arrestuarit e sotëm?
Bashkim Osmani, 56 vjeç, është administratori i “ELBA SHPK”, një kompani me 43 punonjës dhe që gjeneron më shumë se 5 milion dollarë në vit. Osmani e përdorte depon farmaceutike që ka në pronësi për tregtimin e medikamenteve kontrabandë gjatë peridhës së pandemisë. Gjithashtu ortake në kompaninë “ELBA SHPK” është edhe Elda Tomçini, por kjo e fundit nuk ishte pjesë e të arrestuarve.
Florian Marku është një tjetër person i arrestuar nga policia, i cili ka në zotërim 3 farmaci: “Flori”; “Flori 2”; “Flori 3”, të treja në kryeqytet.
Blerim Bitri, i arrestuar ditën e sotme, është pronar i “Farmaci Bitri” në rrugën nacionale Kamëz – Tiranë, i cili përfitonte nga situata e pandemisë dhe shiste medikamente kontrabandë.
Florian Lili është një tjetër person i arrestuar ditën e sotme për shitje të medikamenteve kontrabandë. Ai mban edhe postin e kryetarit të PD-së në Njësinë 11 në Tiranë, teksa u përfshi në fushatë në zgjehdjet e 25 prillit duke mbështetur deputeten Albana Vokshi.
Në foto: Florian Lili së bashku me Albana Vokshin, kur mbështeste kandidaten e PD në zgjedhjet e 25 prillit
Gjithashtu në pranga ranë edhe :
Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja Margarita Xhaxhiu