Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
5.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
25 °
E hënë, 2 Tetor, 2023

Newsbomb denoncoi SKANDALIN, PD i kërkon SPAK të fillojë hetimet për TENDERIN e Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate për media të deputetit Arbi Agalliu, i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të fillojë hetimet për tenderin abuziv të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Denoncimi për tenderin abuziv të FSHZH-së është bërë nga newsbomb.al disa ditë më parë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender me vlerë 416 milionë lekë të vjetra për të përgatitur një “menu autentike” për projektin e “100 fshatrave”. Pra, firma fituese do “t’i servirë” drejtorit Dritan Agolli listën me ushqime që preferojnë më shumë shqiptarët dhe për këtë, FSHZH-ja jep plot 400 milionë lekë.

Tenderi është hapur më datë 21 tetor 2021 dhe ka objekt “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar Menunë e 100 Fshatrave”, me një fond limit prej 41,666,667 lekësh të reja pa TVSH.

Pas procedurave që janë ndjekur, fituese janë shpallur dy kompani por që në garë janë futur si një, pra bashkim operatorësh, shkruan neësbomb.al. Ato janë Mascarpone sh.p.k në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani & Endrit Maci Person Fizik. 

Gara kompromentohet kur mëson se kuzhinieri i njohur për publikun shqiptar, në disa emisione dhe audicione në fushën e gatimit, punon si shef kuzhine në një restorant luksoz në pronësi të djalit të Dritan Agollit, drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Alfio Rrotani punon si shef kuzhine në restorantin “Bedouin Beach & Bar”, në pronësi të Flladi Agollit, djali i Dritan Agollit. Edhe nga të dhënat e nxjerra nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), provohet pronësia e restorantit të mësipërm dhe pronari i vetëm është Flladi Agolli.

Pra, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i jep një tender me vlerë mbi 400 milionë lekë kuzhinierit që punon në restorantin e djalit të tij.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, DEPUTETI ARBI AGALLIU

Ndërkohë që më shumë se gjysma e familjeve shqiptare jetojnë në kufirin e varfërisë, pushteti i korruptuar i Edi Ramës vijon të vjedhë dhe shpërdorjë paratë e qytetarëve.

I tillë është abuzimi më i fundit i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Sipas dokumentacionit të publikuar në media, në tenderin për shërbime konsulence ku parashikohet krijimi i një menuje tradicionale me vlerë 500 milionë lekë, Fondi Shqiptar I Zhivllimit nuk ka përzgjedhur vetëm ofertën me vlerë më të lartë, rreth 15 mijë dollarë më shumë se ofertuesi më i lirë, por ka përzgjedhur si fituese kompaninë në pronësi të kuzhinierit të punësuar në restorantin e djalit të drejtorit të FSHZH-së, Dritan Agolli.

Pra, të nderuar qytetarë, nuk abuzohet vetëm me kostot marramendëse të një menuje prej 500 milionë lekësh, por edhe me barazinë në garë, ku si në traditën më të keqe të qeverisë Rama, klientelizimi dhe konflikti i interesit mbizotërojnë mbi interesin publik.

Ky shpërdorim me taksat e shqiptarëve kërkon një hetim të shpejtë nga drejtësia shqiptatre, vecanërisht kur abuzimi me tenderat ndodh në një kohë shumë të vështirë për vendin, i cili vuan krizën e korrupsionit, që po godet mirëqenien e e familjeve shqiptare.

SPAK duhet urgjentisht të hetojë këtë aferë korrupsioni dhe të çojë para drejtësisë ata që vjedhin paratë publike të taksapaguesve shqiptarë.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Më shumë