Mblidhet nesër Konferenca e Kryetarëve për emrin e presidentit të ri, pas dështimit të tre raundeve të mëparshme.
Mbledhja do të mbahet në orën 14:00, ndërsa është e paqartë nëse do të jenë prezentë deputetët e Partisë Demokratike të cilët tashmë nuk kanë të drejtë të propozimit të kandidatëve.
Në raundin e katërt maxhoranca ka deklaruar se do të propozojë emrin e kandidatit për president dhe do ta dërgojë atë për votim në Parlament. Në raundin e katërt dhe të pestë, nevojiten 71 vota për presidentin, çka maxhoranca ka deklaruar se i ka.