Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore për partitë politike në vendin tonë.
Nesër pritet që t’i lihet vendi “heshtjes zgjedhore”, dhe ditën e dielë zgjedhësit shqiptarë kanë mundësinë që të japin verdiktin e tyre duke votuar.
Sipas informacioneve, kryeministri Edi Rama pritet që ta mbyllë fushatën e tij në orën 18:00 në qytetin e Vlorës, ku kandidon edhe si deputet.
Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të vizitojë disa qytete në mbyllje të fushatës. Turnin gjatë ditës së sotme do ta përfundojë në Tiranë në orën 19:00. Pas Shkodrës Basha do të jetë në Lezhë, ndërsa në orën 17:00 do të jetë në Elbasan.
Ndërkohë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e mbylli fushatën ditën e djeshme në Tiranë.