NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
Nuk ka rezultat
View All Result
NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result


në Aktualitet

“Nëse do goca mirë. Nëse s’do, do thotë patjetër PO”, familja do ta fejojë, 18-vjeçarja kërkon ndihmën e kushëririt (Video)

08/12/2019, 16:24
0












Lajme të ngjashëm

Lajme të lidhura

Fotomontazh: Kryeministri Edi Rama, SPAK dhe Jamarber Malltezi

Jamarbër Malltezi për urdhër arrestet e SPAK: Inceneratorët, palaçollëqe me rregji

08/12/2023, 23:47
Dokumenti qe verteton mashtrimin nga Drejtori i Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë @Credits : Syri Tv

Drejtori i Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë gjobit biznesin,restoranti fiton gjyqin

08/12/2023, 23:24
Jorida Tabaku dhe Erion Veliaj, Komisioni Hetimor per Inceneratoret

Urdhërarrestet nga SPAK, Tabaku: Ka ardhur koha që secili të korrë atë që ka mbjellë

08/12/2023, 23:05
Këlliçi: Tushe u shit nga Erion Veliaj, por dhe ky do marrë faturën që i takon

Këlliçi: Tushe u shit nga Erion Veliaj, por dhe ky do marrë faturën që i takon

08/12/2023, 22:27
Bashkia Tiranë në “radarin” e SPAK, kush u arrestua për inceneratorin e kryeqytetit

Bashkia Tiranë në “radarin” e SPAK, kush u arrestua për inceneratorin e kryeqytetit

08/12/2023, 21:56

Në familjet shqiptare vijon akoma tradita që vajzat të fejohen në moshë fare të vogël dhe për më tepër, pa dëshirën e tyre. Një gjë të tillë e tregon fare mirë një rast në një fshat të Peshkopisë.

Një 18-vjeçare me emrin Fatbardha, i ishte drejtuar emisionit “Ka një mesazh për ty” për të gjetur një zgjidhje për problemin e saj. Ajo rrëfeu se që nga ndarja nga jeta e babait të saj 5 vjet më parë, familjarët e tjerë kanë tentuar ta fejojnë, me ose pa dëshirë.

Ajo tregoi edhe sesi po pengohet të studiojë dhe të vijojë rrugëtimin e dijes.

“Familja ime përbëhet nga katër anëtarë. Mamaja, motra, unë që jam më e madhja dhe vëllai i vogël. Babai ka ndërruar jetë, bën gati 5 vite në Qershor, nga një sëmundje  e keqe tumor-malinje pankreas. Babai para se të sëmurej nga kjo sëmundje ka qenë edhe me depresion, me sëmundje mendore. Kjo gjë ka ndikuar edhe tek ne fëmijët, duke qenë se ai ushtronte dhunë.

Edhe me të vërtetë. unë nuk e di çfarë është figura e mashkullit ose e babait për shembull, që të kem ndjerë ndonjëherë dashurinë e tij. Por në fund të fundit nuk i vë faj, se ai ka qenë me probleme mendore. Por dua të vazhdoj tek çështja ime tani. Mua kanë tentuar shumë herë të më fejojnë, mamaja, të afërmit, mbasi mbarova shkollën e mesme, domethënë kisha shpresë se do e vazhdoja dhe të lartën…

Është diçka shumë e çuditshme për mua, që çuni është jashtë emigrant, ndërsa vijnë vjehrri dhe vjehrra për shembull, edhe merren vesh prindërit në radhë të parë, pastaj, në qoftë se do goca mirë, në qoftë se s’do prapë duhet të thotë patjetër po, kjo është më e keqe”, u shpreh Fatbardha.

Për ta ndihmuar ta kapërcejë këtë rast në jetën e saj, ajo kishte ftuar në studio djalin e xhaxhait të saj. Duke qenë se ai e ka ndihmuar në shumë raste familjen e saj, edhe këtë herë Fatbardha iu drejtua Shpëtimit.

“Po me vërtetë ka qenë dhe është shpëtimi im. Pasi mbarova gjimnazin, që pretendoja të vija këtu të vazhdoja shkollën e lartë, i shkrojta edhe i kërkova të më ndihmonte, të rregullonte ndonjë bursë ose ndonjë gjë…

Edhe ai kishte rregulluar një gjysmë burse, por aty filloi kundërshtimi i parë, mbyllja e parë për shkollën për shkak se kundërshtuan të afërmit e tjerë. Çdo mënyrë komunikimi ka qenë në formën e debatit, edhe prandaj e kam thërritur që të paktën të bindë mamanë që të vazhdoj një kurs.. Një kurs për call center, anglisht”, vijoi më tutje 18-vjeçarja.

I afërmi i saj, Shpëtimi kërkoi nga ajo që të angazhohet se nuk do ta zhgënjejë familjen. Ai sqaroi se kjo është një nga arsyet kryesore pse familjarët e Fatbardhës bëhen pengesë për shkollimin e saj.

“Ata kanë arsyet e tyre. Ka një frikë se ardhja e Bardhës këtu, në një ambient të panjohur, me problematika. Duke pasur parasysh këto, xhaxhallarët e mi, por edhe nusja e xhaxhait kanë merak, se ajo është drita e syve duke qenë se është fëmija i parë.

Zotimi që do kërkoja prej Bardhës është që t’i drejtohet nënës së vetë së pari dhe të marrë angazhimin që jo vetëm nuk do t’i zhgënjejë, por do të përpiqet maksimalisht për të qenë shumë mirë në mësime. Do jetë studente shembullore dhe duke qenë e tillë, do gjejë edhe punë dhe unë prapë do loboj në këtë drejtim që ajo të gjejë një vend të mirë pune.

Ndoshta, duke qenë se ajo ka pasion shkencat kompjuterike, unë kam një vend vakant aty tek puna. Unë do zotohem që do qëndroj maksimalisht në krahun tënd”, deklaroi ai.

A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo
Etiketa: 18 vjecarjafejesafejeselifestylemartese

Artikull paraprak
Bota

SHBA “veto” rezolutës së OKB-së për armëpushim të luftës në Gaza

08/12/2023, 23:55
Artikull tjetër
Bota

SHBA “veto” rezolutës së OKB-së për armëpushim të luftës në Gaza

08/12/2023, 23:55
Artikull paraprak
Bota

SHBA “veto” rezolutës së OKB-së për armëpushim të luftës në Gaza

08/12/2023, 23:55
Artikull tjetër
Bota

SHBA “veto” rezolutës së OKB-së për armëpushim të luftës në Gaza

08/12/2023, 23:55

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *



 







Më shumë

Lajme të lidhura

Adelina Tahiri /© Credits instagram.com/adelina_tahiri1

Adelina Tahiri ndahet nga bashkëshorti?! Këngëtarja tregon vendimin për martesën

26/09/2023, 20:18
0

...

Ronaldo dhe Selina Lock © Credits instagram.com/p/CxoARBBIYDI

Ronaldo martohet me modelen 14 vite më të re, FOTOT nga ceremonia madhështore në Ibiza

26/09/2023, 16:38
0

...

Fotomontazh i Newsbomb.al, marrë nga Instagrami i Megi Pojanit, ©instagram.com/megipojani/

FOTO/ “10 mijë euro për një puthje”, Megi Pojani sfidon fansat, por e dashura e Endri Çekiçit ka një kusht…

16/09/2023, 10:49
0

...

Joe Jonas dhe bashkeshortja e tij/ © Credits instagram.com/joejonas

Prindër të dy fëmijëve, çifti i njohur i showbizit i jep fund martesës

06/09/2023, 12:33
0

...

Vallëzimi i Luçiano Boçit me të bijën - Pamje nga dasma

Pamje nga dasma përrallore, vajza e Luçiano Boçit i jep fund beqarisë

02/09/2023, 10:04
0

...


Lajmet e fundit

Lufta ne Gaza @ Credits: REL

SHBA “veto” rezolutës së OKB-së për armëpushim të luftës në Gaza

2023/12/08  11:55pm
0

Fotomontazh: Kryeministri Edi Rama, SPAK dhe Jamarber Malltezi

Jamarbër Malltezi për urdhër arrestet e SPAK: Inceneratorët, palaçollëqe me rregji

2023/12/08  11:47pm
0

Dokumenti qe verteton mashtrimin nga Drejtori i Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë @Credits : Syri Tv

Drejtori i Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë gjobit biznesin,restoranti fiton gjyqin

2023/12/08  11:24pm
0

Jorida Tabaku dhe Erion Veliaj, Komisioni Hetimor per Inceneratoret

Urdhërarrestet nga SPAK, Tabaku: Ka ardhur koha që secili të korrë atë që ka mbjellë

2023/12/08  11:05pm
0









































Para
Tronditëse: Humb jetën në aeroport këngëtari 21-vjeçar

Tronditëse: Humb jetën në aeroport këngëtari 21-vjeçar

@NEWSBOMB SHPK
NIPT: L42417011Q

Drejtor i Përgjithshëm Retin Toka

Kontaktet

Adresa : Rruga Emin Duraku, Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile : +355 69 92 22201

Mobile : +355 69 92 22202

Email: [email protected]

Na Ndiqni

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ