Një tjetër marrëveshje e rëndësishme është nënshkruar nga shtetet pjesëmarrëse në samitin për ndryshimet klimatike COP26.
Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka bërë me dije se marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim të ulë përdorimin e qymyrit.
“Goditja e vdekjes për energjinë e qymyrit”, u shpreh Johnson, ndonëse marrëveshja parashikon që “të ulë gradualisht” dhe jo “t’i japë fund” përdorimit të qymyrit.
Marrëveshja u nënshkrua pas ndërhyrjes së mëvonshme të Kinës dhe Indisë në samit.
Megjithatë kjo është hera e parë që planet për të reduktuar qymyrin janë përmendur në një marrëveshje të tillë klimatike.