Pak javë më parë çifti i njohur i shoëbizit Kim Kardashian dhe Kaney West u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Psalm.
Së fundmi Kim Kardashian ka publikuar portretin e plotë të vogëlushit të saj.
‘Psalm Ye’, shkruan Kardashian bashkangjitur fotos së djalit, duke i lënë fansat të spekulojnë se Ye është emri i mesëm i tij.
Kujtojmë se emri Psalm ka një kuptim shumë domethënës për familjen e Kanye dhe Kim, pasi ata janë inspiruar nga libri i Psalmeve në Bibël.
Kanye West ka disa kohë që i është dedikuar plotësisht besimit ndaj Zotit dhe ka menduar të hapë dhe një kishë, prandaj emri Psalm është kaq i rëndësishëm për të.