Tirana
moderate rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
20 °
E martë, 26 Shtator, 2023

Në Shqipëri kërkohej për vrasje, arrestohet në Itali lezhiani i shumëkërkuar (EMRI)

Lajme të ngjashëm

Një 44 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia italiane, pasi kërkohej nga autoritetet shqiptare për vrasje.

Mësohet se shqiptari Ferdinand Ndoja iështë arrestuar më 10 tetor në Varese, gjatë një sërë kontrollesh nga karabinierët.

Shtetasi shqiptar është përgjegjës edhe për veprën penale të prodhimit pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit. Sipas medieve italiane, ai u kap,  teksa drejtonte një mjet tip “Mercedes”, teksa po kalonte përmes Viale Belforte.

Pas kontrollit të plotë, karabinierët zbuluan se ai ishte person i kërkuar nga autoritetet shqiptare, ndërsa akuzohet nga Gjykata e Lezhës për vrasje dhe prodhimit të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe municioneve.

44 vjeçari Ndoja tashmë ndodhet në paraburgim dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë .

Më shumë