Në seancën e sotme të jashtëzakonshme, qeveria e Republikës së Serbisë ka shpallur ditë zie ditën e mërkurë, 27 shtator 2023, për shkak të ngjarjes tragjike të ndodhur ditën e dielë në Kosovë.
Qeveria e Serbisë ka kërkuar nga të gjitha mediat dhe organizatorët e ngjarjeve publike që programin e tyre ta përshtatin me Ditën e Zisë, në këtë mënyrë të respektojnë viktimat e Kosovës dhe Metohisë.
Mëngjesin e 24 shtatorit 2023, sulmuesit serbë i zunë pritë forcave të Policisë së Kosovës në afërsi të fshatit Banjskë në Zveçan, ku si pasojë e të shtënave dhe granatave mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku si dhe u plagos një tjetër efektiv.
Më pas grupi i armatosur i serbëve, i cili u tha se përbëhej prej 30 anëtarësh u vendosën në Manastirlin e Banjskës, ku për orë të tëra shkëmbyen të shtëna me policinë. Nga të hstënat mebtën të vrarë 3 kriminelët serbë, si dhe u arrestuan 6 të tjerë. Ndërkohë, ditën e djeshme u tha se një tjetër sulmues, është gjetur i vdekur, duke çuar në 4 numrin e serbëve të vrarë, mirëpo deri më tani nuk kemi asnjë konfirmim nga Policia e Kosovës.
Gjithashtu ditën e djeshme ministri Xhelal Sveçla tha se 6 terroristë serbë kanë mbetur të plagosur dhe kanë informacione se janë duke u mjekuar në Novi Pazar dhe i kërkoi Serbisë ti dorëzojë.