Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
2.1kmh
20 %
Pre
27 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Në pronësi të Kejvina Kthellës, SPAK kërkon konfiskimin e Audit A8 që i përkiste Redjan Rrajës (FOTO)

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale ka kërkuar sot konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili u përfshi në një atentat tre vite më parë. SPAK e akuzon Rrajën se ka marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, te mbikalimi i Shkozetit.

Pasuritë e nipit të deputetit, që përfshijnë apartamente, garazhe, një orë e kushtueshme “Rolex” dhe makina, janë sekuestruar në tetor të vitit 2021, ndërsa dje SPAK ka dërguar dosjen e në Gjykatën e Posaçme dhe kërkon konfiskimin e tyre e kalimin në pronësi të shtetit.

Mes mjeteve të sekuestruara dhe për të cilën kërkohet konfiskimi, është dhe një Audi luksoz model A8, që Redjan Rraja e kishte kaluar në pronësi të modeles Kejvina Kthella. Prokuroria Speciale thotë se edhe përse është në pronësi të modeles, mjeti zotërohet në mënyrë të tërthortë të nipit të deputetit socialist.

Kejvina me Audin A8, te sekuestruar nga SPAK (fotoarkive)

“Më datë 13.10.2022, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ju drejtua Gjykatës me kërkesën për konfiskim të pasurive si më poshtë: Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi, A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.”

Newsbomb.al ka siguruar dhe këtë foto të hershme të modeles mbi mjetin Audi, që sipas SPAK i përket Redjan Rrajës. Modelja e njohur e showbizit është marrë në pyetje për marrëdhënien e saj intime me të arrestuarin për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku. Një natë para atentatit Redjan Rraja ka qenë në shtëpinë e Kejvinës.

Referuar dosjes në SPAK, Kejvina Kthjella ka bërë këtë deklarim datë 05.11.2019: “Herën e fundit që jam takuar me Redjanin ka qenë ditë e enjte, datë 31.10.2019. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes unë ndodhesha në banesë dhe ka ardhur Redjani.

Kemi qëndruar gjatë natës së bashku dhe në mëngjes, më datë 01.11.2019, rreth orës 10:30 unë jam larguar për në punë, ndërsa Redjani qëndroi në banesë. Kam komunikuar gjatë ditës me të disa herë dhe ai është larguar nga banesa dhe kishte shkuar në Durrës me disa miq të tij.”

Lexo edhe: Nipit të DEPUTETIT SOCIALIST akuzuar për atentatin ndaj prokurorit i konfiskohen pronat: Makina, shtëpi e garazhe, ja çfarë shënohet në njoftimin e SPAK (LISTA E PRONAVE)

Më shumë