Vazhdon revolta e banorëve të Astirit, të cilët kundërshtojnë zbatimin e projektit të Unazës së Madhe.
Për 57 ditë radhazi, banorët e Astirit kanë bllokuar rrugën me pankarta në duar duke bërë thirrje.
Ashtu si në ditët e tjera edhe mbrëmjen e sotme vihet re prezenca e deputetëve të opozitës të cilët janë shprehur të vendosur gjithashtu të mbështesin protestën.
Banorët e Astirit kërkojnë dëmshpërblimin me vlerën e tregut të banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe.