Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
30 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

“Ne nuk heqim dorë nga populli”, SHBA reagim të fortë për kërcënimet e kreut të Srpskas në Bosnje

Lajme të ngjashëm

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër ndaj kreut të “Republika Srpska”, Millorad Dodik, pasi ky i fundit në vazhdimësi kërcënon me shkëputje nga Bosnje e Hercegovina dhe tashmë është edhe duke minuar edhe punën e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës.

Kërcënimet e Millorad Dodik ndaj Marrëveshjes së Dejtonit i kanë cilësuar si të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe të dëmshme për përparimin e mëtejshëm të Bosnje e Hercegovinës.

Përmes zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjës ata që minojnë institucionet e Bosnje e Hercegovinës dhe Marrëveshjen e Dejtonit.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të mbeten mbështetësi dhe partneri më i fortë i Bosnje-Hercegovinës dhe popullit të saj. Ne zotohemi të vazhdojmë të mbështesim sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të BiH-së dhe të mbajmë përgjegjës ata që kërkojnë të minojnë institucionet e BiH dhe Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit.

Angazhimi ynë është i fortë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të heqin dorë nga populli i Bosnje-Hercegovinës”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Më shumë