Kandidatja për Presidente e Frnacës, Marine Le Pen, e cila garon përballë Presidentit aktual Emmanuel Macron, ka hedhur poshtë akuzat ndaj saj se ajo mbështet Vladimir Putin.
Ajo u shpreh se nuk është kundër heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë, por këkron heqjen e sanksioneve që prekin fushën e energjisë.
“Unë nuk jam kali i Trojës së askujt. Unë nuk jam pro heqjes së sanksioneve. Por jam kundër sanksioneve që prekin sektorin e energjisë, sepse nuk dua që francezët të vuajnë pasojat negative”, u shpreh ajo.
Le Pen dhe Macron do të përballen në raundin e dytë për zgjedhjet presidenciale në Francë, pas raundit të parë të dielën, ku Macron fitoi rreth 27% të votave, ndërsa Le Pen 24%.