Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Në burg për shitblerje vote, Apeli i Përgjithshëm kalon çështjen e Fredi Belerit në GJKKO

Lajme të ngjashëm

Çështja e kryebashkiakut të arrestuar të Bashkisë së Himars, Fredi Belerit ka shkuar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Dy avokatët e Belerit kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë për klientin e tyre të marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë si dhe për të konsideruar si të paligjshëm arrestimin e tij nga policia e Vlorës. Mirëpo, Apeli i Përgjithshëm në Tiranë nuk e shqyrtoi kërkesën e tyre duke ja kalaur në kompetencë si çështje GJKKO-së.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, me akuzën se ka blerë 8 vota për 400 mijë lekë të vjetra. Bashkë me të, është prangosur dhe shtetasi Pandeli Kokaveshi, i cili është në “Arrest me burg” por prej arrestimit qëndron i shtruar në QSUT. Dhe miku i Belerit, ka probleme me zemrën.

Edhe përse u arrestua, Fredi Beleri arriti të fitonte zgjedhjet në Himarë me një diferencë të vogël votash dhe pak ditë më parë KQZ i dha mandatin. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të marrë një vendim për Himarën, duke qenë se kryebashkiaku i ri është në qeli dhe zyratarisht i pandehur.

 

Më shumë