Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, ka uruar sot një nga personat më të shtrenjtë, gjyshen e tij Ijen.
Në 83-vjetorin e ditëlindjes së saj, aktori ka përzgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar, ashtu si dhe ajo e meriton.
“Urime 83-vjetorin, Ija e tgjith shqiptareve! Trendafilja ime. 🌹
Më lër të bie në prehrin tënd të ngrohtë
O hallemadhja ime shekullore!
Të puth duart e tua, më të mirat në botë,
I ngazëllyer të hesht me heshtje foshnjore”, shkruan Besi krah fotos së gjyshes së tij me të cilën të gjithë e dimë që ka një marrëdhënie tepër të veçantë.