“Jap dorëhqjen nëse Rama merr 71 mandate në 25 Prill”. Kjo ishte deklarata e Presidentit Ilir Meta para zgjedhjeve të pak muajve më parë, por pavarësisht deklaratës, Meta nuk e mbajti fjalën.
Mbrëmjen e sotme në Syri Tv ai zbuloi edhe arsyet se pse nuk e dha dorëheqjen. Meta u shpreh se para 25 Prillit kishte qenë i tensionuar dhe ka patur detyrë të evitojë çdo gjakderdhje në popull.
Për këtë cështje duhet të dini dicka, unë kam qenë realisht i tensionuar deri në 25 Prill. Kam qenë pasqyra ku të gjithë gënjeshtarët e dinin se ç’janë. Kam pasur detyrë të evitoj cdo gjakderdhje të popullit dhe të ketë një parlament me opozitë. Kurrë nuk e kam menduar se opozita do merrte më pak se 80 mandate. Ajo që kuptoi Ilir Meta në 26 prill ishte që Shqipëria kishte pasur vetëm një kandidat për kryeministër ndërsa tjetri ishte për t’u rizgjedhur në krye të PD. Plani im ishte të bëja edhe një mandat tjetër si President, të rregulloja disa gjëra. Në 25 korrik unë do të jem sërish aktiv në politikë.