Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Ndodh në Vlorë, dy persona ndalojnë shoferin me BMW dhe e rrahin në mes të Skelës (PAMJE NGA VENDNGJARJA)

Lajme të ngjashëm

Një 50 vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e dhunës së ushtruar nga dy persona të paidentifikuar, në qytetin e Vlorës.

Raportohet se persona të paidentifikuar kanë ndalur në mes të Skelës një shofer dhe pasi i kanë marrë çelësat nga mjeti kanë nisur ta rrahin. Kalimtarët dhe banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë policinë dhe autoambulancën, ndërsa dy agresorët janë larguar nga vendngjarja.

50 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për identifikimin e dy personave që dhunuar drejtuesin e BMW.

Paraprakisht raportohet se personi i dhunuar është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë pritet të konfirmohet dhe nga uniformat blu.

Vijon…
Screenshot_4.jpgfsfsdfsdf.jpgScreenshot_3.jpg
Screenshot_2.jpg

Më shumë