Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, një vajzë 21-vjeçe dhe shoferi 33-vjeçar.
Sipas mediave të vendit fqinj, policia helene është vënë në ndjekje të makinës pas dyshimeve se ishte ngarkuar me drogë.
Shqiptarët janë ndjekur nga kufiri mes dy shteteve deri në Artë, ku janë ndaluar. Në makinë u gjetën 53 kilogram dhe 620 gram kanabis sativa.