5 anëtarë të ekuipazhit të një avoni zjarrfikës rus kanë ndërruar jetë, bashkë me 3 inpektorë të pyjeve në Turqi, pasi Beriev Be-200 u rrëzua pranë Kahramanmaras, në Turqinë juglindore. Avioni po ndihmonte në një mision për shuarjen e flakëve.
Sipas sipas raporteve, pesë anëtarë të ekuipazhit (ushtarakë, që i përkasin Federatës Ruse) dhe tre inspektorë turq të pyjeve u vranë në incident (disa burime thonë se vetëm 7 persona ishin në bord).
Pamjet që tregojnë avionin që operonte në një rajon malor para rrëzimit tashmë kanë filluar të qarkullojë në internet, edhe pse deklarata e parë zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse në lidhje me incidentin pretendonte se avioni amfib rus u rrëzua “gjatë uljes” pranë Adanës.
Be-200 rus, vendosen rregullisht jashtë vendit për të mbështetur aktivitetet e zjarrfikësve të shteteve të huaja. Në fillim të gushtit, Be-200 i vendosur në Greqi, fluturoi më shumë se 100 orë në 36 misione, me 400 shkarkime uji dhe me një vëllim të përgjithshëm prej 2.500 ton, në 7 rajone të vendit, përfshirë ishujt e Kretës dhe Rodos.