Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe UNICEF gjatë një konference për shtyp thanë se jeta e dhjetëra mijëra fëmijëve është në rrezik pasi janë ndërprerë programet ekzistuese të vaksinimit.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se përqëndrimi për një vaksinë për Covid-19, po rrezikon jetën e mijëra fëmijëve të cilët mund të preken nga sëmundjet vrasëse si difteria, fruthi dhe pneumonia.
“Ndërprerja e programeve të imunizimit nga pandemia e Covid-19 kërcënon jetën e miliona fëmijëve nga sëmundjet vdekjeprurëse si difteria, fruthi dhe pneumonia,” tha Ghebreyesus.
Ai shtoi se ndërsa bota po kërkonte një vaksinë të sigurt dhe efektive për koronavirusin, janë lënë vaksinat e tjera, të cilat janë shumë të rëndësishme dhe duhen dorëzuar.
80 milion fëmijë, në vendet e pasura dhe të varfra në të gjithë botën, mund të përballen me infeksione nga sëmundjet siç janë fruthi dhe poliomieliti, pasi burimet po ridrejtohen te COVID-19 dhe programet ekzistuese të vaksinave janë ndërprerë. Programet e vaksinimit janë ndërprerë për një numër arsyesh, duke përfshirë sistemet e mbingarkuara shëndetësore ose çështje që lidhen me problemet në zinxhirët e furnizimit.